Tiranë, 2 maj, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 32-vjeçarin Artur Teka, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, pasi humbja e kontrollit ndaj automjetit që drejtonte, ka shkaktuar jetën e një fëmije 5-vjeçar.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave,
autori i aksidentit ishte duke qarkulluar me automjetin tip "Volsvagen", me targa TR 3780 H, në rrugën "Ferit Xhajko", pranë ish-restorant "Durrësi", kur si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit, është përplasur me dy kosha plehrash.
Më pas, ka kaluar në trotuarin e krahut tjetër të rrugës, duke aksidentuar këmbësorët Voleta Krosi, 22-vjeç dhe nipin e saj Selanc Selaci, 5 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aty megjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore të dhënë, fëmija 5-vjeçar nuk ka mundur të jetojë. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe të "Drejtimit të automjetit në gjendje të dehur", parashikuar nga nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.
n.e/NOA