Kavajë, 2 Maj NOA - Një qytetar nga Kavaja i cili ishte në kërkim për të shlyer disa muaj burg dhe një gjobë të majme, është arrestuar nga policia në zbatim të një urdhri gjyqësor.
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Kavajë thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se kryen arrestimin e 22-vjeçarit Çaush Xhani, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Memzotaj, komuna Helmës Kavajë.
"Ndalimi i tij u krye në bazë të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë Kavajë sepse ndaj tij Gjykata e Apelit, me vendim të datës 29.04.2009, ka bërë ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë".
Mësohet se për të riun, është vendosur që ai të vuajë edhe 6 muaj e 23 ditë burg dhe të shlyejë shumën prej 3 000 000 lekë gjobë, për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit".
k.k/NOA