English

Jetonte në gjendje të keqe, prej një viti i divorcuar, gjendet i vetëvarur 58-vjeçari

Kapshticë, 2 maj, NOA - Në Kapshticë të Devollit, është gjetur i vetëvarur  nga të afërm në banesën e tij, 58-vjeçari Nexhdet Kutrolli, lindur dhe banues i këtij fshati.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai ishte varur në kuzhinën e banesës me një litar material lini.

Nga deklarimet e të afërmve rezulton se viktima prej një viti ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte i vetëm në kushte të vështira ekonomike duke e siguruar jetesën me kanaçe të mbledhura.

Ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore dhe as nuk ka pasur konflikte me ndonjë person.

Policia ka kryer veprimet e para hetimore për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes" parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE