Durrës, 2 maj, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Shkëlqim Dardha, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi pas një ushtrimi kontrolli të befasishëm në një lokal, iu gjet një pistoletë TT model 56 kal 7.62 të cilën e mbante pa leje dhe po tentonte ta fshihet në një vazo me lule.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arma dhe 7 fishekë, u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA