English

Leskaj: Vendi nuk zhvillohet në dy pjesë, duke persekutuar fshatin

Peqin, 2 Maj NOA - Kryetarja e Grupit Socialist, Valentina Leskaj, është takuar sot me banorët e fshatit Përparim në Peqin, për të prezantuar pjesë nga Program i ri qeverisës. Leskaj është ndalur te problemet e fshatit, duke filluar varfëria, certifikatat e pronësisë, deri te shërbimet shëndetësore.

"Sot ju jeni më të varfër se 4 vjet më parë", u është drejtuar Leskaj banorëve të fshatit Përparim.

Sipas saj, duhet ndryshuar kjo qeveri, në mënyrë që gjendja të përmirësohet dhe gjithsecili të ndiej pranë ndihmën e mjekut në qendrat shëndetësore, prodhimet bujqësore të gjejnë tregun e përshtatshëm, por gjithashtu, secili banor ta ndiejë veten zot në tokën e tij".

Kryetarja e Grupit Socialist, ka kërkuar një bashkim të gjithë banorëve, për të ndëshkuar më 28 Qershor me votë këtë qeveri të korruptuar.

"Shqipëria nuk mund të zhvillohet me dy pjesë. Vendi nuk mund të jetë i ndarë me një pjesë të zhvilluar që është qyteti dhe me një pjesë të pazhvilluar që është fshati. Një vend i BE, nuk mund të jetë i ndarë përgjysmë, nuk mund të jetë ndryshe në qytet dhe ndryshe në fshat. Partia Socialiste merr përsipër ta shuaj këtë ndryshim, merr përsipër të zhvilloj fshatin, përveçse do të vazhdoj me ritme të larta për qytetin", - tha Leskaj.

Ajoi pohoi se beteja e parë emergjente e PS, është çrrënjosja e varfërisë nga ky vend.

"Pra, ne do të investojmë në shërbimin shëndetësor në fshat, për ngritjen e infrastrukturës, që ambulancat të mos jenë si ndërtesa, por të jenë të pajisura. Ne do të investojmë që të ketë aty personelin e nevojshëm", - deklaroi Leskaj.

e.l/NOA

KOMENTE