Roskovec, 3 maj NOA - në banesën e deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi, ka mbërritur para pak minutash edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ajo shoqërohet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja.
Dy deputetët kanë hyrë në banesë ku ndodhen shumë familjarë dhe të afërm të të ndjerit.
Më herët kishte mbërritur edhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë të tjerë socialistë si dhe drejtues të PS vendore në Roskovec.
Pak para mbërritjes së Topallit, Rama ka dalë nga banesa e të ndjerit dhe nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për mediat.
k.k/NOA