Tiranë, 3 maj NOA Update - Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe reagoi pas ngjarjes tragjike të vrasjes së deputetit të PS Fatmir Xhindi.
Gjatë një prononcimi televiziv, Braçe tha se u "desh një ngjarje e tmerrshme që shqiptarët të kuptojnë se në këtë vend nuk ka më asnjë siguri për jetën".
Deputeti socialist Braçe e cilësoi kolegun Xhindi, si deputetin më të urtë, më të mirë, më të votuar dhe më me vlera të grupit socialist.
e.l/NOA