English

Olli Rehn: Procesi i zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, jo peng i krizës

Bruksel, 2 maj, NOA - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, tha se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk guxon të flijohet për krizën ekonomike globale.

"Vënia në pikëpyetje e obligimeve tona për zgjërim nuk do të na ndihmojë në përballjen me krizën ekonomike", tha Rehn në një konferencë në Pragë kushtuar bilancit të zgjërimit të unionit. Zgjidhja e statusit të Kosovës ishte njëri nga gjashtë qëllimet që BE-ja i vuri vetes në fushën e zgjërimit në vitin 2004, tha Rehn. Ai tha se 2009-ta do të duhej të jetë vit i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. "Çdo vend duhet të ketë sistem të besueshëm të sigurisë, pasaporta biometrikë, kontroll të integruar në kufijtë, dhe të luftojë me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupcionin", tha Olli Rehn.

NOA-INA

KOMENTE