English

Superliga, sot betejat e forta të ekipeve vendase për të mos rënë nga kategoria

Tiranë, 2 maj, NOA - Java e 30-të e Superligës shoqërohet sot me mjaft ndeshje të rëndësishme për ekipet vendase, të cilat për shumicën e tyre janë vendimtare për rënien e tyre nga kategoria dhe ndaj u kanë kushtuar një rëndësi mjaft të madhe, duke u angazhuar për të luajtur fort.

Sipas të dhënave, sot janë parashikuar të luhen ndeshjet mes Tiranës dhe Besës, si edhe ajo mes Vllaznisë dhe Shkumbinit.

Takimi i këtyre të fundit do të zhvillohet në Lushnjë për shkak të pezullimit të fushës së Peqinit, pas goditjes me gurë së arbitrave italianë.

Por tjetër takim i rëndësishëm është edhe ai mes Elbasanit dhe vlonjateve të Flamurtarit, si edhe ai i Dinamos me Lushnjën apo mes Teutës dhe Bylisit që zhvillohet në Durrës.

n.e/NOA

KOMENTE