English

Trita Tarsi: Nuk besoj se raportet SHBA-Iran do të ndryshojnë

INTERVISTA/ Presidenti i Këshillit Kombëtar iranian- amerikan në Uashigton, analizon qëndrimin kundërshtues të Iranit ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e akuzon atë se vazhdon të mbështesë terrorizmin.

Po të kihet parasysh afrimi i propaganduar nga presidenti Obama ndaj Iranit, a duhet të çuditemi tani nga fjalët e këtij raporti?

- Jo në mënyrë të domosdoshme. Disa gjëra që ndodhën në fillim me adminstratën e re jo domodoshmërisht janë një shenjë se çfarë do të ndodhë me të vërtetë më vonë. Administrata ka ndëmarrë një qasje se si të ndryshojnë marrëdhëniet Iran-SHBA nëpërmjet diplomacisë. Megjithatë nuk parashikoj të ndodhë ndonjë ndryshim i madh para se të kryhet kjo diplomaci.

Fjalët në këtë raport ishin shumë të forta. SHBA e përshkruan Iranin si shtetin më aktiv dhe të rëndësishëm promovues të terrorizmit. Si mendoni ju do të pritet kjo në Teheran?

- Është e qartë se nuk do të pritet aspak mirë në Teheran. Por duhet të kujtojmë se kjo nuk është një gjuhë e re, që e përshkruan Iranin si një nga promovuesit kryesorë të terrorizmit. Do të kishte qenë, mendoj, një problem më i madh nëse ata do të kishin përdorur një gjuhë më të fortë se në të shkuarën. Nga perspektiva iraniane do të ketë shumë vetë që do të thonë në fakt, shikoni, 'nga njëra anë administrata në SHBA dëshiron të ketë dialog, diplomaci dhe bashkëpunim me Iranin, ndërsa nga ana tjetër bën këto gjëra, pra duket se kjo nuk është një përpjekje serioze, është një bllof', etj, etj. Pra, kjo gjë nuk do ta bëjë më të lehtë punën e administratës, por nga ana tjetër nëse raporti do të ishte ndryshuar para se të ndodhte ndonjë gjë me Iranin nëpërmjet diplomacisë, ndoshta do të ishte dukur më e çuditshme dhe e veçantë.

Ashtu është, por në videon e tij për popullin iranian muajin e shkuar Barak Obama thoshte se administrata e tij ishte e angazhuar në diplomaci për të trajtuar një numër të madh çështjesh dhe se ky proces nuk do të çohet përpara nëpërmjet kërcënimeve: Pra, pas daljes së këtij raporti të departamentit të shtetit duket se mesazhet janë të përziera.

- Mendoj se ka disa mesazhe kontradiktore që vijnë nga administrata, veçanërisht disa nga deklaratat e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, veçanërisht Sekretares së Shtetit Klinton, lidhur me atë se cili do të jetë plani B, me sanksione shtrënguese e të tjera. Kjo nuk ndihmon për të krijuar atë atmosferë në të cilën diplomacia të ishte e suksesshme. E kuptoj se ajo dëshiron të ngrejë disa nga shqetësimet e anëtarëve të Kongresit, por realiteti është se, nëse ke një plan A, sa më shumë që flet për planin B aq më shumë minon planin A. Pra, në këtë kuptim mesazhet e përziera mund të pengojnë shumë. Por ne duhet të kemi gjithashtu parasysh se edhe Irani po thotë se 'ne jemi shumë të interesuar në diplomaci dhe në atë se çfarë do të ofrojnë Shtetet e Bashkuara', por ata në të njëjtën kohë po vazhdojnë me programin e tyre të pasurimit bërthamor, prandaj disa elemente në Uashington do ta konsiderojnë këtë si masazh i përzier dhe si shenjë se mund të mos ketë sinqeritet të plotë nga pala iraniane.

BBC

KOMENTE