English

Vrasja e deputetit të PS, reagon Edi Rama: Presim me padurim zbardhjen e rrethanave

Roskovec, 3 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama reagoi para pak minutash për publikun, menjëherë pas vizitës në familjen e të ndjerit Fatmir Xhindi.

"Është një ngjarje e rëndë sa s'ka më! Është vrarë një qytetar, i cili përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë, jo thjesht një njeri si të tjerët", - deklaroi kryetari i PS.

Kurse shtoi: "Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, ne jemi këtu për t'i shprehur solidaritetin tonë familjes së mikut tonë të ndjerë e për t'ua lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditëse për të gjithë vendin".

k.k/NOA

KOMENTE