English

Vrasja e Xhindit, reagon Berisha: Akt barbar për një deputet kaq të përkushtuar

Tiranë, 3 Maj NOA - për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, sapo ka reaguar edhe kryeministria, me një qëndrim zyrtar.

"Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi, nga një akt kriminal dhe barbar, është një ngjarje e rëndë, shokuese për Fierin dhe mbarë vendin", -m thuhet në qëndrimin zyrtar të Kryeministrisë.

"Deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tij parlamentare në tre legjislatura, është dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme të ligjvënësit", - vijon deklarata.

Kryeministri Sali Berisha, thotë se dënon "me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Partisë Socialiste dhe Parlamentit".

Kryeministri Berisha thekson në reagim se "i siguron se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjenden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë, që të marrin dënimin që meritojnë".

e.l/NOA

KOMENTE