Roskovec, 3 Maj/ -Update- Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Roskovec pranë familjes së deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, i cili humbi jetën mbrëmë pas një akti kriminal. ai tha se gjendej në Roskovec, për t'u shprehur ngushëllimet qytetarëve të Roskovecit, familjes dhe miqve, të afërmve të deputetit Xhindi.
Pasi ngushëlloi familjen Xhindi, Kryeministri u shpreh për mediat, duke theksuar se ky akt i shëmtuar kriminal ka shokuar jo vetëm familjen e deputetit Xhindi, familjarët e tij, bashkëqytetarët e tij, kolegët e tij deputet por, të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Fatmir Xhindi është deputet në tre legjislatura dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës shumë të rëndësishme që i kanë besuar qytetarët e Roskovecit", - vijoi kryeministri.
Ai pohoi se "unë erdha për t'i shprehur ngushëllimet familjes si dhe për të siguruar se kjo qeveri do të bëj çdo gjë për të gjetur dorën e zezë të krimit, autorin apo autorët, të cilët qëlluan prapa shpine dhe ekzekutuan deputetin Fatmir Xhindi, në pragun e derës së shtëpisë së tij".
Berisha paralajmëroi se "ne nuk do të lëmë pistë hetimi, do të mobilizojmë të gjitha llojet e mjeteve në mënyrë që të kapim sa më shpejtë autorin apo autorët e këtij krimi të shëmtuar". Reagimi i parë i Berishës
Për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, kryeministria me një qëndrim zyrtar, në orën 00.15 të së Dielës, pak orë pas krimit.
"Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi, nga një akt kriminal dhe barbar, është një ngjarje e rëndë, shokuese për Fierin dhe mbarë vendin", - thuhej në qëndrimin zyrtar të Kryeministrisë.
"Deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tij parlamentare në tre legjislatura, është dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme të ligjvënësit", - vijonte deklarata.
Kryeministri Sali Berisha, citohej më tej se dënon "me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Partisë Socialiste dhe Parlamentit".
Kryeministri Berisha theksonte në reagim se "i siguron se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjenden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë, që të marrin dënimin që meritojnë".
Kush ishte i ndjeri Fatmir Xhindi
Lindur më 1 prill të vitit 1960, deputeti socialist Fatmir Xhindi, ka përfunduar studimet në dy universitete, të parin në Gjirokastër për Histori-Gjeografi dhe të dytin në kryeqytet për Juridik. Po ashtu, ai kishte përfunduar studimet e Masterit në Drejtësi.
Përvoja në punë para mandatit, ka qenë e paktë. Ai ka qenë tre vjet mësues historie dhe më tej drejtor i një shkolle në një fshat të Fierit.
Nga viti 2005 është deputet i PS. Detyrat e tij politike pas anëtarësimit më 1991 në këtë parti, ishin ajo e kryetarit të Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier. Në vitet 1988-1991 e më tej, 1992-1996, kryetar i Komunës Kurjan, Fier. Në vazhdim ka qenë anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier dhe anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier. Ka qenë edhe anëtar në Komisionin hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave".
Edi Rama: Presim me padurim zbardhjen e rrethanave
Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama reagoi për publikun, menjëherë pas vizitës në familjen e të ndjerit Fatmir Xhindi.
"Është një ngjarje e rëndë sa s'ka më! Është vrarë një qytetar, i cili përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë, jo thjesht një njeri si të tjerët", - deklaroi kryetari i PS.
Kurse shtoi: "Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, ne jemi këtu për t'i shprehur solidaritetin tonë familjes së mikut tonë të ndjerë e për t'ua lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditëse për të gjithë vendin".
e.l/NOA
Lexoni më shumë, mbi argumentin e ditës:
Komisionieri për Zgjerim i BE, Oli Ren: Vrasja e Xhindit, autoritetet të gjejnë fajtorët PS anulon nesër aktivitetet publike në respekt të familjes së deputetit të vrarë Xhindi Tre "top" ngjarjet e rënda, që alarmuan "ajkën" e Policisë së Shtetit Lamtumirë "xhindi ynë zemërmirë e gojëmbël". . . Policia e Shtetit, 250 mijë euro për informatorin që zbardh vrasjen e deputetit Kryepolici Prençi: Asnjë i ndaluar për Xhindin, hetojmë 9 persona Topalli në homazhet për deputetin Xhindi: Të gjithë të mbështesim policinë Roskovec, përcillet për në banesën e fundit deputeti Xhindi Edi Rama fjalim në homazhe: Lamtumirë shoku ynë, miku ynë Berisha në Roskovec: Qeveria do bëjë çdo gjë për të gjetur dorën e zezë të krimit G99 ngushëllon familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi Shumë njerëz nderojnë në homazhe deputetin e ndjerë Xhindi Vrasja e Xhindit, Meta: Nuk di që i ndjeri të kishte ndonjë konflikt Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi Topi në Roskovec: Nuk do ketë mëshirë ndaj kriminelëve që vranë deputetin KSHH dënon vrasjen e deputetit Xhindi: Të zbardhen motivet dhe autorët e ngjarjes Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha drejt Roskovecit Policia e Shtetit: Janë shoqëruar 10 persona për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi Deputeti i ndjerë përcillet pasmesdite për në banesën e fundit Policia mban nëntë persona të shoqëruar për vrasjen e deputetit Xhindi Deputeti i ndjerë përcillet pasmesdite për në banesën e fundit Policia mban nëntë persona të shoqëruar për vrasjen e deputetit Xhindi Vrasja e deputetit, Topalli: Krim jashtëzakonisht i rëndë ka goditur Kuvendin Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit Fatmir Xhindi Vrasja e deputetit të PS, reagon Edi Rama: Presim me padurim zbardhjen e rrethanave Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS: Xhindi, një deputet, njeri i urtë Vrasja e Xhindit, reagon Berisha: Akt barbar për një deputet kaq të përkushtuar Mbërrin në banesën e deputetit të vrarë, kryetarja e Kuvendit, Topalli Ministria e Brendshme del me komunikatë zyrtare mbi vrasjen e deputetit Xhindi Nekrologji e detajuar, kush ishte i ndjeri Fatmir Xhindi Kryetari i PS Edi Rama mbërrin në banesën e deputetit të vrarë Përmbledhje - Vritet deputeti i PS, Xhindi, reagimet politike dhe hetimi i autoriteteve Ekzekutohet me automatik pranë shtëpisë, deputeti Fatmir Xhindi