Roskovec 3 maj NOA - Familja Xhindi ka hapur dyert për mort, ndërsa me qindra njerëz kanë mbërritur në Roskovec për ti dhënë lamtumirën e fundit deputetit Fatmir Xhindi.
Ceremonia mortore e deputetit Xhindi do të organizohet në orës 15:00 të ditës së sotme në Roskovec.
Familjarët nuk pranuan që trupi i pajetë i Fatmir Xhindit të transportohej në Kuvendin e Shqipërisë për homazhe.
Trupi i pajetë i deputetit u tërhoq mëngjesin e sotëm nga spitali i Fierit, ndërsa familjarët hapur dyert për mort.
Ndërkohë që për ti dhënë lamtumirën e fundit babait të dy fëmijëve, kanë mbërritur shumë politikanë të pozitës dhe opozitës si dhe simpatizantë të Partisë Socialiste.
k.k/NOA