English

Edi Rama fjalim në homazhe: Lamtumirë shoku ynë, miku ynë

Roskovec 3 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbajti një fjalim në homazhet që u bënë në Pallatin e Kulturës së Fierit për nder të deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra mbrëmë para banesës së tij në Roskovec.

Në fjalimin e tij Rama theksoi kontributin e Xhindit gjatë punës së tij si deputet i Partisë Socialiste në Roskovec. "Kemi ardhur për të përcjellë në banesën e fundit Fatmir Xhindit pa ditur ende arsyen e ikjes tënde nga kjo botë. Mikun gojëmbël që jetonte mes fshatit dhe Kuvendit të Shqipërisë. Do të kujtohesh për punët e mira që bëre për bashkëfshatarët e tu, nga ty nuk kemi pasur veçse kujtime të mira. Plumbat mbrëmë copëtuan zemrat e djemve, nënës, gruas miqve e shokëve të tu të panumërt, këtu në vendlindjen tënde. Askush nga ne nuk ka fjetur mbrëmë. Çfarë kanë parë sytë e t'u në pragun e shtëpisë para se të mbylleshin përgjithmonë. E vërteta nuk të ndihmon dot të kthehesh miku ynë. Lamtumirë deputeti jonë, përfaqësues i denjë, me sjelljen tënde korrekte, shtysën për punën më të mirë, për ty dhe vendin. S'ka dyshim se kur të quajtën Fatmir, prindërit e tu deshën më të mirën për ty. Ti bëre gjithçka munde si burrë e babai i mirë për t'u dhënë fëmijëve dhe familjes tënde edukim. Ti bëre gjithçka munde si deputeti zonës. Ti bëre gjithçka munde si një mik dhe njeri i dashur. Zoti ta dha fuqinë për të luftuar krimin. Një zot të ka ndihmuar për një fuqi të re, për ta parë shtetin tënd dhe ti ike kaq padrejtësisht. Lamtumirë shoku ynë, miku ynë". përfundoi fjalimin e tij kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE