Tiranë, 3 maj/NOA- G99 i shprehu sot ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të deputetit Fatmir Xhindi pas vrasjes së të ndjerit një natë më parë në Roskovec.
"Në këto momente të vështira ne jemi pranë dhimbjes për humbjen e një njeriu të dashur, një babai shembullor, një kolegu korrekt e një përfaqësuesi të denjë të popullit", - thuhet në deklaratën e G99.
Kjo forcë e re politike thotë se "vlerësojmë pjekurinë dhe maturinë të cilën z. Xhindi ka mundur ta tregojë, ndryshe nga shumë të tjerë, përgjatë 3 mandateve të tij në Kuvendin e
Shqipërisë".
Më tej, G99 kërkon me forcë zbardhjen sa më parë të rrethanave të "kësaj ngjarjeje të tmerrshme, e cila na ka shokuar të gjithëve".
"Ne kërkojmë që politika të tregojë maturi në këto momente të vështira për të gjithë vendin", - përfundon deklarata e G99, drejtuesi i të cilës, Erion Veliaj shkoi në
Roskovec për t'i dhënë lamtumiren e fundit deputetit Fatmir Xhindi.
k.k/NOA