English

Komisionieri për Zgjerim i BE, Oli Ren: Vrasja e Xhindit, autoritetet të gjejnë fajtorët

Bruksel, 3 Maj/NOA- Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oli Ren (Olli Rehn), dënoi vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi.

Komisioneri Oli Ren ka lëshuar nga Brukseli një komunikatë, ku veçse dënon vrasjen, kërkon që autoritetet shqiptare të hetojnë dhe gjejnë autorët e krimit.

"Unë dënoj me vendosmëri vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi dhe ftoj autoritetet për hetim të detajuar dhe sjelljen e fajtorëve para drejtësisë", thuhet në komunikatën që Oli Rehn lëshoi sot pasdite në Bruksel.

Ky është rasti i dytë kur vritet një anëtar i Parlamentit në Shqipëri. Më 12 shtator 1998 pranë selisë së PD, në qendër të Tiranës, u vra deputeti Azem Hajdari, njëri prej organizatorëve të Lëvizjes Studentore në fillim të viteve ‘90 në Shqipëri dhe kryetar i parë i Partisë Demokratike.

e.l/NOA

KOMENTE