Tiranë 3 maj NOA - Policia do të shpërblejë me 250 mijë euro personin që do e çojë atë drejt zbardhjes së vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi.Policia e Shtetit megjithëse ka angazhuar ekspertët më të mirë të hetimit të krimit për të zbardhur vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, ka kërkuar ndihmë edhe nga komuniteti.
Burime zyrtare nga policia thanë se hetimet e para nuk zbuluan asnjë shkak kryesor që të motivonte vrasjen e deputetit duke detyruar policinë e shtetit të vërë në dispozicion një shumë të majmë eurosh për personin të ndihmon policinë në zbardhjen e krimit.
Policia do të shpërblejë informatorin me 250 mijë euro, nëse të dhënat e tij çojnë policinë në zbardhjen e ngjarjes.
Policia siguron anonimatin për personin që do japë informacion i cili më pas do të shpërblehet me shumën prej 250 mijë eurosh.
Personat që kanë dijeni për këtë ngjarjen mund të telefonojnë në numrat që ka vënë në dispozicion policia.
k.k/NOA
Lexoni më shumë, mbi argumentin e ditës:
Deputeti i ndjerë përcillet pasmesdite për në banesën e fundit
Policia mban nëntë persona të shoqëruar për vrasjen e deputetit Xhindi
Vrasja e deputetit, Topalli: Krim jashtëzakonisht i rëndë ka goditur Kuvendin
Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit Fatmir Xhindi
Përmbledhje - Vritet deputeti i PS, Xhindi, reagimet politike dhe hetimi i autoriteteve
Vrasja e deputetit të PS, reagon Edi Rama: Presim me padurim zbardhjen e rrethanave
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS: Xhindi, një deputet, njeri i urtë
Vrasja e Xhindit, reagon Berisha: Akt barbar për një deputet kaq të përkushtuar
Mbërrin në banesën e deputetit të vrarë, kryetarja e Kuvendit, Topalli
Ministria e Brendshme del me komunikatë zyrtare mbi vrasjen e deputetit Xhindi
Nekrologji e detajuar, kush ishte i ndjeri Fatmir Xhindi
Kryetari i PS Edi Rama mbërrin në banesën e deputetit të vrarë
Ekzekutohet me automatik pranë shtëpisë, deputeti Fatmir Xhindi
Â