English

Policia mban nëntë persona të shoqëruar për vrasjen e deputetit Xhindi

Tiranë 3 maj NOA - Ende mister shkau dhe autorët e ekzekutimit të deputetit të PS, Fatmir Xhindi.

Policia e shtetit deklaroi sot se ka shoqëruar nëntë persona të cilët janë marrë në pyetje.

Personat u shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Mësohet se të shoqëruarit kanë kontaktuar me deputetin para se ai të ekzekutohej para banesës së tij.

Megjithëse policia ka pyetur me hollësi nëntë personat, nuk ka mundur të sigurojë prej tyre ndonjë të dhënë për shkakun apo atentatorët e Fatmir Xhindit.

Ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të zbardhë motivin e krimit, duke deklaruar se është ende herët për të përcaktuar pistat kryesore.

Por paraprakisht policia po punon për të përcaktuar nëse vrasja ka qenë rrjedhojë e detyrës së tij si deputet apo për çështje personale.

k.k/NOA

KOMENTE