English

Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha drejt Roskovecit

Roskovec 3 maj NOA -Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në mesditë në banesën e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi në Â Roskovec, për ti shprehur nga afër ngushëllimet familjarëve.

Drejt Roskovecit është nisur edhe Presidenti i vendit Bamir Topi.

Trupi i pajetë i deputetit Fatmir Xhindi do të transportohet në Pallatin e Kulturës së Roskovecit ku do të zhvillohen dhe homazhet për nder të tij.

Ndërkohë që në homazhet që do të zhvillohen në nder të deputetit të opozitës pritet të marrin pjesë edhe presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

Për të nderuar deputetin Fatmir Xhindi kanë mbërritur në Roskovec të afërm, miq, simpatizantë të PS, si dhe politikanë të partive të ndryshme.

Pas homazheve të cilat nisin zyrtarisht në orën 14:30, trupi i pajetë i deputetit Fatmir Xhindi do të përcillet për në banesën e fundit.

k.k/NOA

KOMENTE