English

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi

Roskovec 3 maj NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi ngushëlloi sot familjarët e deputetit Fatmir Xhindi, i cili u vra mbrëmjen e kaluar pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit.

"Të nderuar familjarë të deputetit Xhindi, me tronditje e hidhërim të thellë mësova për ndarjen e papritur e të parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhindi, një ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm klasën politike por mbarë opinionin publik në vendin tonë" thuhej në mesazhin e kreut të shtetit drejtuar familjarëve të deputetit të vrarë. "Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë është një akt kriminal i pashembullt që duhet zbardhur pa humbur kohë, duke i dhënë autorëve përgjigjen e merituar. Në këto momente të rënda, dëshiroj të ndaj me ju por edhe me kolegët e deputetit Xhindi, dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të babait të tre fëmijëve, birit, bashkëshortit e vëllait, që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve për korrektësinë, seriozitetin dhe kontributin profesional e njerëzor" përfundon mesazhin e ngushëllimit presidenti Bamir Topi.

k.k/NOA

KOMENTE