English

PS anulon nesër aktivitetet publike në respekt të familjes së deputetit të vrarë Xhindi

Tiranë 3 maj NOA - Partia Socialiste bëri të ditur sot se do të anulojë çdo aktivitet publik ditën e nesërme në respekt të familjes, të afërme e dashamirësve të deputetit Fatmir Xhindi.

Me anë të një deklarate për shtyp lëshuar ditën e sotme Partia Socialiste bëri të ditur se nesër nuk do të organizojë aktivitete publike duke anuluar kështu axhendën e parashikuar.

Kjo për të nderuar familjen dhe dashamirësit e deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra mbrëmë para banesës së tij në Roskovec.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe shume deputetë të opozitës morën pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nder të deputetit Xhindi në ambientet e pallatit të Kulturës së Roskovecit. Madje disa nga deputetë të Partisë Socialiste mbajtën arkëmortin me trupin e pajetë të Xhindit gjatë transportimit të tij drejt Pallatit të Kulturës ku do të zhvilloheshin homazhet.

k.k/NOA

KOMENTE