Roskovec 3 maj NOA - Përcillet për në banesën e fundit deputeti i PS Fatmir Xhindi i cili u vra mbrëmë nga persona të panjohur para banesës së tij me gjashtë plumba.
Mijëra qytetarë kanë morë pjesë sot pasdite në ceremoni mortore të deputetit Fatmir Xhindit që u zhvillua në Roskovec. Pasi u mbajt një minutë heshtje, ceremonie vazhdoi me përcjelljen e arkëmortit me trupin e pajetë të Xhindit drejt varrezave të fshatit Kurjan, 7 km larg Roskovecit.
Në këtë fshat ka lindur deputeti Fatmir Xhindi.
Në ceremoninë e lamtumirës në nder të Fatmir Xhindit morën pjesë krerët e shtetit, përfaqësues së opozitës e pozitës ministra, simpatizantë të deputetit të afërm miq, si dhe shumë banorë të Roskovecit.
Ashtu siç ishte parashikuar, pas përfundimit të homazheve që u zhvilluan për nder të 49-vjeçari Xhindi në ambientet e Pallatit të Kulturës në Fier, trupi i tij i pajetë u përcoll për në banesën e fundit rreth orës 15:00.
k.k/NOA