English

Shumë njerëz nderojnë në homazhe deputetin e ndjerë Xhindi

Roskovec 3 maj NOA - Trupi i pajetë i deputetit Fatmir Xhindi është transportuar në ambientet e pallatit të Kulturës së Roskovecit ku po zhvillohen homazhet në nder të tij.

Për të nderuar deputetin e vrarë kanë marrë pjesë me qindra njerëz, miq e të afërm të të ndjerit, krerë të shtetit Shqiptar, ministra e deputetë.

Në mesditë për të ngushëlluar nga afër familjarët e deputetit dhe për të marrë pjesë në homazhe ka mbërritur në Roskovec presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, kreu i opozitës Edi Rama, ministra si dhe deputetë nga opozita e pozita.

Arkëmorti me trupin e pajetë të deputetit Fatmir Xhindi u mbajt nga disa deputetë të Partisë Socialiste gjatë transportimit të tij për në ambientet e Pallatit të Kulturës ku do zhvilloheshin dhe homazhet.

Në orën 15:00 trupi i pajetë i deputetit do të përcillet për në banesën e fundit.

k.k/NOA

KOMENTE