Durrës 3 maj NOA - Një ndihmës mjek në Institucionin e Paraburgimit në Durrës, është arrestuar dje nga policia pasi tentoi t'i japë drogë një të burgosuri.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se Sokol Uka 36-vjeç u arrestua sepse gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet një sasi prej 7.5 gram lënde narkotike e llojit "Cannabis Sativa" të cilën ai e kishte fshehur në trup.
Sipas policisë Sokol Uka është punonjës në Institucionin e Paraburgimit të Drejtorisë së Burgjeve në Durrës, me detyrë ndihmës mjek.
"Nga veprimet hetimore rezulton se i arrestuari e kishte lëndën narkotike me qëllim për ta futur brenda institucionit të paraburgimit për t'ia dhënë të dënuarit Aldo Axhenti i arrestuar nga shërbimet e policisë për veprën penale të Â "Shitjes së lëndëve narkotike", bënë të ditur burimet zyrtare të policisë së Durrësit.
Ndaj ndihmës mjekut u mor masa e arrestit për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
k.k/NOA