Roskovec 3 maj NOA - Presidenti Bamir Topi ka mbërritur në Roskovec për ti shprehur nga afër ngushëllimet familjarëve të deputetit të vrarë Fatmir Xhindi.
Nga Roskoveci presidenti Bamir Topi ka deklaruar se shteti do të veprojë në mënyrë të pamëshirshme ndaj kriminelëve, që vranë deputetin Fatmir Xhindi.
"Garantoj familjarët se institucionet janë të angazhuara për zbardhjen e këtij krimi te rëndë", deklaroi presidenti Topi pak pasi vizitoi familjen e deputetit socialist.
"Jo vetëm siguria e deputetëve por edhe e qytetarëve duhet të rritet. Krimi është i pamëshirshëm, që guxon të qëllojë edhe mbi një deputet", u shpreh kreu i shtetit. Ndërkohë që politikanë të majtë dhe të djathtë kanë mbërritur sot në Roskovec për të shprehur ngushëllimet dhe për t'i dhënë lamtumirën parlamentarit.
Homazhet për nder të deputetit Fatmir Xhindi po zhvillohen në Pallatin e Kulturës së Roskovecit.
k.k/NOA