Nga Klodiana Kotorri
Tiranë 3 maj NOA - Policia e Shtetit për të tretën herë brenda tetë muajsh ka vënë në dispozicion hetuesit e krimit më të mirë të saj për të zbardhur tre ngjarje të rënda me të cilat është përballur.
Aksidenti i biznesmenit Kosta Trebicka i cili denoncoi trafikun e armëve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan, atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni dhe së fundmi vrasja e deputetit të PS Fatmir Xhindi janë tre ngjarjet të cilët kanë pasuar me reagimet e politikës dhe hetimet e hollësishme nga ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit.
Më 12 shtator të vitit që kaloi policia e shtetit u njoftua për një aksident automobilistik që kishte ndodhur pranë fshatin Lekas të Korçës
Në makinë u gjetën dokumente me emrin e Kosta Trebickës, një biznesmen i njohur, ndërsa pak muaj më parë kishte denoncuar trafikun e armëve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan.Â
Sipas dëshmive që kishin dhënë punëtorët që panë skenën e aksidentit, makina ka bërë salto në ajër dhe viktima mund të ketë pësuar plagë të rënda në kokë si rezultat i përplasjeve të forta. Dëshmitarët thanë se biznesmeni ka hyrë në makinë dhe ka tentuar ta ndezë atë. Sipas tyre, Fuoristrada e tij, Nisan nuk iu ndez dhe ai ka tentuar të bëjë mbrapa, por në këtë moment, sipas dëshmitarëve, makina ka bërë edhe saltot që besohet se mund të kenë sjellë edhe aksidentin tragjik. Trupi i pajetë u gjet disa metra larg makinës. Kosta Trebicka frekuentonte zonat e thella të Korçës për gjah.
Aksidenti i i biznesmenit Kosta Trebicka krijoi aludime nga grupe të ndryshme të cilët shpreheshin se Trebicka ishte vrarë duke marrë shkas nga denoncimi që ai kreu.
Për t'u dhënë fund aludimeve Policia e Shtetit vuri në dispozicion ekspertët më të mirë të saj, ndërsa për të zbardhur ngjarjen hetuan edhe ekspertë amerikanë si dhe prokurorët më të mirë. Aksidenti i biznesmenit Trebicka pasoi me një hetim jo të zakonshëm ashtu siç procedohet rëndom me aksidentet, kjo pasi shumë persona të ndryshëm akuzuan se ajo ishte një vrasje dhe jo një aksident. Përfundimi i Policisë së Shtetit: Ishte aksident.
Ndërkohë që një tjetër ngjarje e ndodhur në qendër të Tiranës pasoi me reagimet të ndryshme. Kësaj herë protagonist ka qenë anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni i cili u qëllua me pistoletë në hyrje të pallatit ku ai banon.
Ngjarja ndodhi më 8 shkurt kë këtij viti kur një person qëlloi me armë mbi Nunin duke e lënë të plagosur rëndë.
Fatmirësisht anëtari i Gjykatës së Lartë i shpëtoi vdekjes, ndërsa Policia e Shtetit megjithëse kreu hetime intensive nuk mundi të gjente autorët e këtij atentatit, të cilët edhe sot janë mister.
Së fundmi ka qenë vrasja e deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, ngjarja që ka ngritur në "këmbë" Policinë e Shtetit dhe ka pasuar me reagimet e politikanëve dhe mbarë opinionin publik.
Ngjarja e cila ende nuk i ka mbushur 24 orë, ndodhi pranë banesës së deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec të Fierit kur ai u qëllua me gjashtë plumba nga persona që ndodheshin pas tij. Për pasojë deputeti gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa atentatorët mundën të largoheshin duke humbur në errësirë, dhe deri më tani kanë shpëtuar "paq" pavarësisht "luftës" që po kryen Policia e Shtetit për ti zbuluar dhe arrestuar ata.
Për këtë ngjarje janë angazhuar sërish ekspertët më të mirë të hetimit të krimit që ka Policia e Shtetit por ende nuk janë zbuluar motivet apo personat e ngjarjes duke detyruar policinë të hapë një llogari për personin që jep informacion të saktë në lidhje me ngjarjes.
Jo pak por 250 mijë euro të do marrë informatori që do të zbardhë vrasjen e deputetit.
k.k/NOA Â