Tiranë, 4 maj, NOA - Partia Socialiste (PS), ka deklaruar se anulon çdo aktivitet publik ditën e sotme në respekt të familjes, të afërmve dhe dashamirësve të deputetit Fatmir Xhindi.
Vendimi i socialistëve erdhi në shenjë respekti pas ngjarjes që i mori jetën një prej deputetëve të saj, në prag të mbylljes së legjislaturës së tretë radhazi që Xhindi kishte fituar në rajonin e Fierit.
e.l/NOA