English

Vrasja e Xhindit, Meta: Nuk di që i ndjeri të kishte ndonjë konflikt

Tiranë, 3 Maj/NOA- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkoi sot që vrasja në atentat e deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi të zbardhet sa më parë dhe bëri thirrje për vendosjen e autorëve para ligjit.

Meta vlerësoi se kjo është një ngjarje shokuese, sikundër pohoi më herët edhe kryeministri Sali Berisha dhe shtoi se "opinioni publik mund të qetësohet disi, vetëm pas zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vënien para drejtësisë së autorëve të saj".

Ndërkohë, ish-kryeministri deklaroi se ai nuk di që i ndjeri të ketë pasur ndonjë konflikt që të çonte më pas në fundin fatal.

"Unë nuk kam asnjë dijeni për ndonjë konflikt të deputetit Xhindi, pasi ai nuk ka qenë natyrë konfliktuale, por gjithnjë ka qenë paqësor dhe konstruktiv", - deklaroi z. Meta.

e.l/NOA

KOMENTE