Tiranë, 4 maj/NOA - Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Ilir Paja i njohur si mjeshtri i arratisjeve ka vazhduar sot me dëgjimin e tre dëshmitarëve të akuzës.
Tre dëshmitarët mësohet se nuk kanë qenë prezent gjatë momentit që ka ndodhur ngjarja por kanë ndihmuar në dërgimin e të plagosurve për në spital.
Dëshmitari i parë i thirrur nga prokuroria e krimeve të rënda ka qenë Arjan Seferi.
Gjatë deklarimit të tij ai ka shpjeguar se ka qenë duke shkuar tek e ëma në afërsi të vendit të ngjarjes, pranë Farmacisë nr 10 në Tiranë, kur ka parë një person të shtrirë poshtë motorit dhe një tjetër afër tij.
Sipas dëshmitarit ai ka ndihmuar që t'i dërgonte të plagosurit për në spital.
Dy dëshmitarët e tjerë Ali Hyka dhe Avlat Hakani kanë qenë efektiva të komisariatit numër 4, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas lajmërimit në radio për një plagosje.
Hyka ka shpjeguar se kur ka mbërritur në vendngjarja ka parë që të plagosurit ishin futur në automjet dhe më pas ka urdhëruar që të shoqëronin të plagosurit për në spital.
Ndërsa polici tjetër Hakani ka qenë personi i cili ka qëndruar roje nate, pas dërgimit në spital të të plagosurve, mes tyre edhe i pandehuri Ilir Paja.  Â
k.k/e.l/NOA