Tiranë, 4 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha ka planifikuar që nesër më 5 Maj, të kremtojë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.
Burime zyrtare nga kabineti qeveritar bënë të ditur se "Kryeministri Sali Berisha, nesër më 5 maj 2009 me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Kryeministri Berisha do të zhvillojë aktivitete në kremtim të kësaj dite të shënuar.
Konfirmohet se në orën 10.00 do të ketë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Po ashtu, do të bëhet edhe vendosja e kurorës në monumentin "Nënë Shqipëri".
Njëzet minuta më vonë, në orën 10.20 do të ketë një vizitë të radhës, në familjen e Azem Hajdarit dhe në 10.40, do të kryhet edhe një vizitë në familjen e heronjve Buzi.
Dita e 5 Majit, njihet nga të gjithë, si Dita e Dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, vendosur si ditë e shënuar për kombin, nga pushteti komunist, në nderim të 28 mijë dëshmorëve të luftës 1939-1945.
Pas viteve '90, ka kontestime të vazhdueshme mbi luftën e zhvilluar, duke ngjallur polemika deri dhe për datën e çlirimit, që nga mazhoranca aktuale shpërfillet ajo e 29 Nëntorit.
e.l/NOA