Elbasan 4 maj NOA - Një sherr banal i ka rrezikuar jetën një pronari lokali në Elbasan, i cili u godit me mjete të forta nga dy vëllezër.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, kur dy vëllezër A. Duka 48-vjeç dhe A. Duka 42-vjeç qëlluan me mjete të forta pronarin e lokalit ku po qëndronin, B. Bica.
Dy vëllezërit fillimisht kanë nisur një debat me pronarin e lokalit pas një sherri të çastit.
Por pas fjalëve të ndërsjella, dy vëllezërit kanë filluar të godasin pronarin me mjete të forta të cilat i kanë gjetur përreth.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar dhe kapur autorët.Â
Ndërkohë që B. Bica ka marrë plagë të rënda në pjesën e fytyrës dhe të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia thanë se ndaj dy vëllezërve ka filluar procedimi penal për veprën penale të "plagosjes së lehtë e kryer në bashkëpunim".
k.k/NOA