English

Goditi dhe kanosi familjarët e tij, këta shkojnë e denoncojnë direkt në polici

Tiranë, 4 maj, NOA - Forcat e policisë së Komisariatit nr.6 kanë ndaluar 22-vjeçarin   Romeo Shatrolli, banues në fshatin Yrshek, i proçediar më parë për "Dezertim".

Ndalimi i tij u krye, sepse ndaj tij kanë deponuar kallëzim familjarët e tij, të cilët kanë deklaruar se ai dyshohet të ketë fyer, kanosur dhe goditur me grushta, për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të tyre familjarët e tij. U kryen veprimet proçeduriale, ndërsa materialet të përpiluara në ngarkim të shtetasit Romeo Shatrolli do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Kanosjes" dhe të "Dëmtimeve të tjera me dashje", parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE