Itali 4 maj NOA - Arrin në katër numri i të prekurve nga gripi i derrave në Itali, dy rastet e reja janë konfirmuar gjatë orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar dy raste të tjera në Romë, të prekur nga gripi i derrave.
Një vajzë 16-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeç, të sapo kthyer nga Meksika, rezultuan të prekur nga epidemia.
Mësohet se dy pacientët ndodhen në spital nën ndihmën e mjekëve.
Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 985 persona të prekur nga gripi i derrave në 18 vende të botës, duke deklaruar që masat të mos neglizhohen.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë evidentuar 226 raste në Amerikë, 18 në Britani, 4 në Itali.
Ministria e Shëndetësisë Shqiptare bëri të ditur sot se në vend nuk është evidentuar asnjë rast të gripit të derrave.
k.k/NOA