Korçë, 4 maj, NOA -  Seksioni i krimit ekonomik në Policinë e Korçës ka mundësuar  ndalimin e 41-vjeçarit Genci Koçi , banues i këtij qyteti, pasi ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit për trafik klandestin.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, tre muaj më parë ai ka mashtruar dy qytetarë nga qyteti i  Elbasanit, duke u marrë atyrë shumen prej 3600 euro, me qëllim për t'i ndihmuar ata të kalonin kufirin për në shtetin grek, ku edhe janë kapur nga policia greke.
Policia ka kryer veprimet proceduriale për veprat penale të "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshem të kufirit me qëllim fitimi" dhe "Mashtrimit" parashikuar nga nenet 298 e 143/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA