Romë, 4 maj, NOA - Gruaja e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni po kërkon divorcin. Sipas gazetave italiane, Veronika, thotë se është e detyruar ta ndërmarrë këtë hap, pasi tërheqja e bashkëshortit të saj 72 vjeçar ndaj grave të bukura, gjë që ka gjetur pasqyrim gjerësisht në media, është një burim vuajtjesh për të.
Ndërkaq, avokati i kryeministrit italian ka deklaruar për mediat se kjo është një "çështje personale".
Nga ana e tij, Berluskoni është shprehur se kjo është një lojë e zakonshme, që Veronika ia bën pranë ndonjë fushate elektroale.
Por duket se këtë radhë Veronika e ka marrë shumë seriozisht, duke u folur të gjitha medieve për fillesën e procedurave ligjore mbi ndarjen.
Çifti Berluskoni është martuar prej 19 vjetësh dhe ka tre fëmijë.
n.e/NOA
Â