Uashington, 4 maj, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë që bota tëq mos ketë armë bërthamore dhe plagë që shkaktohen prej tyre.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, sipas të cilit presidenti Barak Obama, dëshiron një botë pa armë bërthamore, por rruga për realizimin e këtij qëllimi do të jetë shumë e gjatë.
"Përpjekjet për mos zgjerimin e armatimit bërthamor janë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por mendoj që rruga për realizimin e këtij synimi do të jetë e gjatë, ka thënë Gates. Obama në fillim të muajit prill pati propozuar në samitin e Pragës "një botë pa armë bërthamore", duke theksuar se administrata e tij do të bëjë përpjekje që Senati ta ratifikojë kartën për ndalimin e plotë të provave bërthamore.
n.e/NOA