Mitrovicë 4 maj NOA - Sërish përleshje mes protestuesve serbë dhe policëve të EULEX-it në veri të Mitrovicës.
Përleshjet ndodhën mëngjesin e sotëm, kur disa persona tentuan të kalonin kordonin e verdhë të sigurisë, që ndan zonën serbe nga ajo shqiptarë.
Policia ndërhyri për të ndaluar protestuesit të cilët bënë rezistencë, për pasojë një banor serb mbeti i plagosur nga lëshimi i gazit lotsjellës nga ana e policisë.
Protestuesit serbë nuk pranojnë prej mëse një jave rindërtimin e disa shtëpive në lagjen "Kroi i Vitakut", për shqiptarët e larguar nga pronat e tyre në vitin 1999.
Pak ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri reagoi me anë të një deklarate për shtyp ku dënonte dhunën e protestuesve serbë.
k.k/NOA