English

Veliaj te komuniteti rom në Vlorë: Qeveria e re do të dyfishojë përkrahjen sociale

Vlorw 4 maj NOA - Erion Veliaj dhe aktivistë të G99 vizituan një komunitet të qytetarëve rom në Vlorë të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike.

Familje të këtij komuniteti treguan se më parë kishin mundur të merreshin me tregti të veshjeve të përdorura por tashmë ky lloj biznesi ka pësuar rënie të ndjeshme si pasojë e krizës ekonomike.

Shumë prej tyre jetojnë me lista të tej zgjatura në ushqimoret e qytetit.

Veliaj u shpjegoi atyre se pas zgjedhjeve të 28 qershorit qeveria e re do të dyfishojë përkrahjen sociale, por kjo përkrahje nuk do të konceptohet thjesht si një ndihmë në të holla.Â

"Ne do të alternojmë përkrahjen sociale me trajnime e kurse profesionale për të rinjtë, në mënyrë që djemtë dhe vajzat e reja të mësojnë një profesion me të cilin të garantojnë më vonë të ardhurat për familjet e tyre", tha Veliaj.Â

Genci Kojdheli, kandidat i G99 për qytetin e Vlorës tha se "ky komunitet shpesh i paragjykuar vuan dhe cilësinë e dobët të arsimimit e cila lë jashtë mundësive të punësimit brezin e tij të ri ndaj një investim serioz duhet në fushën e përgatitjes profesionale".

k.k/NOA

Â

KOMENTE