English

Vrasja e deputetit, policia masa të rrepta në kufi për të gjetur autorët

Kapshticë 4 maj NOA - Policia e Shtetit ka përqendruar kërkimet e saj për gjetjen e autorëve të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi edhe në kufi.

Masa të rrepta mësohet se janë vendosur në Kapshticë, ku policia kontrollon me "lupë" çdo automjet që do të kalojë kufirin.

Mësohet se në kufi ndodhet 1/3 e stafit në pune duke qenë në gatishmëri të plotë ndërsa kryejnë kontrolle të imtësishme te mjeteve dhe personave që kalojnë kufirin për të rënë në gjurmët e ndonjë prove që korrespondon me ato që disponon policia në lidhje me ekzekutimin e deputetit Fatmir Xhindi që u krye dy net më parë në oborrin e banesës së tij në Roskovec.

Mësohet se janë rritur kontrollet dhe patrullat e policisë edhe në brezin e gjelbër.

Ndërsa në gatishmëri të plotë ndodhet edhe në doganën e Qafë Thanës.

Patrullat e policisë bashkë me oficerët e policisë kriminale po ushtrojnë kontrolle në të gjitha automjetet që kalojnë në këto dy pika të kalimit kufitar për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së deputetit.

k.k/NOA

KOMENTE