English

Vrasja e deputetit Xhindi, prokuroria ngre 4 pista për ekzekutimin e tij

Tiranë, 4 maj, NOA - Prokuroria ka ngritur deri tani katër pista hetimi për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi dy ditë më parë në Roskovec të Fierit.

Një mbledhje e drejtuesve më të lartë të prokurorisë dhe policisë ku u analizua ngjarja e rëndë ka konkluduar me nxjerrjen e 4 pistave hetimore mbi të cilat do të vijojnë verifikimet dhe investigimet e mëpasme, por që ende nuk bëhen të ditura për arsye hetimi. Në mbledhje bëhet e ditur se kanë qenë të pranishëm edhe kryeprokurorja Ina Rama, prokurori i Krimeve te Rënda Olsi Cela , prokurori Sokol Stojani si dhe perfaqesues te tjere te prokurorise dhe bluve te Fierit.

Policia e Shteti nga ana e saj ka konfirmuar se një grup i kualifikuar ekspertësh po punon intesifikisht për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorit. Policia e Shtetit ka angazhuar ekspertet më të mirë të policisë së shtetit, prokuroria ekspertët e saj si dhe SHISH strukturat tij për të zbardhur vrasjen.

Hetimet drejtohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po bashkëpunon mirë me policinë. Ndërkohë që agjentë civilë ndodhen në terren në Roskovec, ku janë marrë në pyetje 10 persona të cilët kanë deklaruar se janë takuar me Xhindin disa momente para vrasjes.

Ndërkohë, makina e deputetit Xhindi ndodhet në laboratorin e kriminalistikës, ku po analizohet edhe një qese e gjetur në skenën e krimit, tek e cila policia dyshon se mund të ketë gjurmë gishtash.

n.e/NOA

KOMENTE