English

Aksidente rrugore në kryeqytet, vdesin dy persona

Tiranë 5 maj NOA - Dy të vdekur është bilanci i dy aksidenteve rrugore që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Ngjarja rrugore e parë është regjistruar mbrëmë në bulevardin "Bajram Curri" kur Mehmet Aliseni duke drejtuar automjetin tip "Benz", me targa Tr.5489 N, pasi ka vazhduar lëvizjen pas hapjes së semaforit tek ura "Vasil Shanto", është goditur nga prapa nga automjeti tip "Benz 320", me targa TK.934 PX, drejtuar nga shtetasi Ferdinat Shkalla.

Për pasojë të ndodhjes së këtij aksidenti, është përplasur këmbësorja Hafuze Balili, 82- vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në momentin e aksidentit ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

E moshuara u transportuan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore por ndërroi jetë pak orë më vonë.

Policia mori masën e menjëherëshme të arrestit në flagrancë për Mehmet Alisenin, 52-vjeç dhe Ferdinat Shkalla, 33-vjeç.

Ndërkohë që sot një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë. një 55-vjeçar po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga një makinë.

Policia nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

k.k/NOA

KOMENTE