English

Dënuar për vrasje me paramendim, kapet i shumëkërkuari Eduart Çuni

Tiranë, 5 maj/NOA Update - Kapja e një të riu dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për veprën penale të "Vrasjes me paramendim", u bë e mundur sot, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

Shtetasi në kërkim Eduart Çuni, 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrit pas mbërritjes së informacioneve nga ana e këtij sektori, nga ku u realizua dhe kapja e tij në rrethin e Kurbinit në Mamurras, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të datës 25 Tetor të vitit 2005, kishte dhënë dënimin me 15 vjet burgim, sepse akuzohet për veprën penale të "Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe të "Vjedhjes me armë".

Policia konfirmoi për NOA-n, se kapja e 27-vjeçarit, u mundësua në sajë të një operacioni policor, i cili u realizua në rrethin e Kurbinit, në Mamurras, ku i kërkuari, fshihej në banesën e motrës së tij.

k.k/NOA

KOMENTE