English

Durrës, gjendet i vetëvarur në ambientet e zdrukthëtarisë së tij 27-vjeçari

Durrës 5 maj NOA - Gjendja e rëndë e depresionit ka çuar në vetëflijim një 27-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme kur Leonard Molla 27-vjeç është gjetur i varur në një litar nga babai i tij.

I riu kishte zgjedhur zdrukthëtarisë ku punonte për t'i dhënë fund jetës së tij.

Burime nga policia thanë se 27-vjeçari ka shkuar në mëngjes herët në ambientet e zdrukthëtarisë që e kishte marrë me qira dhe punonte së bashku me babanë e tij.

Vetëm pak momente më pas në vendin e punës ka shkuar babai i të riut i cili është shokuar kur ka gjetur djalin e tij të varur në një litar.

Ka qenë e kotë ndërhyrja e babait për t'i dhënë ndihmën e parë të riut pasi ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e provave ndërsa mori në pyetje familjarët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Sipas burimeve policore 27-vjeçari njihej si person problematik, si ishte përdorues droge.

Policia bëri të ditur se gjendja e rëndë e depresionit që ndodhej kohët e fundit i riu dyshohet të kenë çuar atë në vetëflijimi.

Megjithatë burimet policore shtuan se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur nëse ka të bëjnë me një vetëflijim apo me ndonjë vrasje të mundshme e stimuluar si vetëvrasje.

k.k/NOA

KOMENTE