Durrës 5 maj NOA - Një fëmijë 8-vjeç është mbytur me litar teksa luante me shokët në lisharës.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen nr.15 në Spitallë të Durrësit, kur 8-vjeçari A.L, është gjetur nga prindërit e tij të varur me litar në oborrin e shtëpisë.
Familja e të miturit ishte e ardhur nga veriu, ndërsa 8-vjeçari ishte fëmija më i vogël familjes që kishte tre djem.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë për të sqaruar rrethanat e vdekjes së vogëlushit.
Burime të policisë thanë se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Mësohet se 8-vjeçari ishte duke luajtur në lisharësen që ndodhet në oborrin e shtëpisë me disa fëmijë të tjerë bashkëmoshatarë të tij.
Gjatë lojës dyshohet se i mituri se fëmija është kapur nga litarët dhe për pasojë është mbytur.
Familjarët e tij e kanë dërguar në spital fëmijën e tyre por ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.
Burime nga policia thanë se vonesa e tepruar për të shpëtuar djalin nga litarët ka sjellë dhe vdekjen e tij pasi moshatarët e 8-vjeçarit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për t'i shpëtuar atij jetën.
k.k/NOA