Elbasan 5 maj NOA - Një e moshuar ka masakruar veten me thikë në kushtet e rënda të depresionit.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Kuqan të Elbasanit kur Shahine Latifi 78- vjeçe ka therur veten me thikë.
Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se e moshuara gjendej e vetme në banesë gjë të cilën e ka shfrytëzuar për të realizuar krimin makabër ndaj vetes.
Ajo ka marrë thikën e bukës duke e ngulur disa herë thikën në pjesën e barkut të saj.
78-vjeçarja është gjetur e mbuluar me gjak nga familjarët e saj të cilët të alarmuar e kanë transportuar me urgjencë në spital.
Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi e moshuara ka ndërruar jetë pak minuta më pas.
Ndërkohë që më vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur mekanizmin e ngjarjes.
Për policinë ka qenë e çuditshme fakti sesi e moshuara ka mundur të qëllojë disa herë veten me thikë.
Burimet policore thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se e moshuara e kishte paramenduar vetëvrasjen pasi ndodhej në kushte të rëndë të depresionit.
k.k/NOA