English

Gjumi, jo vetëm për t'u çlodhur, por edhe për të mësuar

Uashington, 5 maj, NOA - Gjumi nuk na shërben vetëm për t'u çlodhur, por edhe për të mësuar. Dhe kjo, falë një lidhje që ekziston mes kujtesës dhe gjumit.

Në eksperimentet e fundit të bëra me persona të ndryshëm, njerëz është vënë re se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës, janë në veprim edhe gjatë natës. Edhe kur trupi pushon pjesa qëndrore e trurit vazhdon të punojë pa ndërprerje ndonëse edhe pjesa ballore e trurit, ajo që ka të bëjë me vetëdijen, shkëputet. Gjithashtu pas një gjumi të rregullt, të nesërmen njerëzit ishin më të përgatitur për të kryer zanatin e ri që kishin nisur të bënin një ditë më parë. Është vërejtur edhe se ata që nuk flenë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja. Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë. Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës.

Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, zogjtë e insektet. Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur.

Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjumë themeltar.

Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi trupi merr veten. Pas tyre vjen i ashtuquajturi gjumë me ëndrra që ka si tipar dallues lëvizjen e shpejtë të syve . Muskujt e trupit lëshohen krejt. Dijetarët mendojnë se kjo është një masë sigurie që të mos ecim në gjumë apo të përjetojmë ëndrrat me veprime. Përveç kësaj, truri e lëshon kontrollin mbi temperaturën e trupit. Gjaku ynë ftohet dhe i përshtatet temperaturës së mjedisit. Është pikërisht kjo gjendje, ajo në të cilën ne mësojmë pasi rritet shumë e ashtuquajtura kujtesë e ndërlikuar. Është ajo lloj kujtese gjatë së cilës njeriu nuk mendon në mënyrë aktive, por që në mënyrë automatike gjendet aty dhe na mëson më tepër duke na shtuar aftësitë si fizike ashtu edhe mendore. Kështu pra gjendja në fjalë, arrihet vetëm kur flihet gjum i thellë dhe është shumë i rëndësishëm, sidomos për ata studentë që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre. Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE