Pogradec, 5 maj, NOA - Në spitalin Civil të Pogradecit është paraqitur i dëmtuar me mjete të mprehta, 28-vjeçari Olsi Kuqo, lindur dhe banues në fshatin Remenj të Pogradecit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë ngjarje të rëndë, forcat e policisë nga verifikimi i informacionit kanë kostatuar se ai është goditur me mjete të mprehta (sopatë) në pjesën e shpinës nga 42-vjeçari Daut Lickollari, lindur dhe banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Forcat e policisë kanë mundësuar kapjen e këtij të fundit dhe shoqërimin e tij në Komisariat.
U kryen veprimet  proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehtë" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të Daut Lickollarit, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë. Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â