English

Ivankoviç refuzoi 300 mijë eurot e FSHF, garojnë ende Kuzhe e Barezi

Tiranë, 5 maj, NOA - Kroati Branko Ivankoviç i konsideruar si kandidati potencial për të drejtuar Kombëtaren shqiptare të Futbollit, refuzoi zyrtarisht ofertën financiare (300 mijë euro) të propozuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

55-vjeçari ka pranuar se braktisi si stolin e Shqipërisë ashtu dhe të Maqedonisë, pasi ka në dorë një super-ofertë nga klubi arab Al Vasl Sport Klub. Ndërkaq, flitet se kroati Josip Kuzhe, ish-trajneri i Ruandës në Afrikë, mund të jetë edhe favoriti kryesor për të pasuar në bankinën kuqezi holandezin Ari Han. Franko Barezi është i gatshëm të marrë drejtimin e Shqipërisë. Lajmin e konfirmon menaxheri i agjencisë "Mediastar", Salvatore Trunfio. I

Ish-kapiteni legjendar i Milanit nuk ka drejtuar kurrë një skuadër të vërtetë futbolli. Aktualisht është trajneri i të rinjve të Milanit.

Emra të tjerë kandidatësh nga pista italiane janë Luixhi Simoni, Albertino Bigon, Xhanfranko Beloto dhe Xhani Delakaza. Disa nga emrat e përmendur nga media janë Herbert Prohaska, Zllatko Kranjçar e Kurt Jara.

NOA

KOMENTE