Në zbatim të vendimit të qeverisë bazuar dhe në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Lista e shtetasve që nuk disponojnë pasaportë marrë nga Ministria e Brendshme është shpërndarë në të gjithë zyrat postare në shkallë vendi
Tiranë, 5 maj NOA - Posta Shqiptare deklaroi sot se ka nisur zbatimin e vendimit të qeverisë për pajisjen me kuponë të shtetasve që nuk kanë pasaportë, por edhe për kompensimin e kategorive përfituese të përcaktuara me VKM, kompensim i cili do të paguhet në zyrat postare.
Zyrat Postare mësohet se janë të hapura në shërbimin me dy turne dhe për pjesën tjetër të qytetarëve të cilët duan të aplikojnë për letërnjoftim elektronik dhe vazhdojnë të jenë të hapura dhe të shtunë e të diel, me qëllim që të gjithë të mund të marrin kuponin dhe të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik.
"Posta Shqiptare ka angazhuar tërë strukturën e saj për zbatimin e vendimit të këshillit të Ministrave mbi procedurat e pajisjes së shtetasve pa pasaportë që nuk përfitojnë kompensim nga vendimi i qeverisë për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë", - deklaroi sot për agjencinë e lajmeve NOA, Bruno Gjymshana, zëdhënës i institucionit.
Ai shtoi se brenda një kohe rekord nga marrja e udhëzimit nga Ministria e Financave ditën e djeshme, strukturat e Postës Shqiptare kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes, me qëllim përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme në të gjithë rrjetin postar për shpërndarjen e kuponëve sipas këtij vendimi.
Mësohet se janë printuar tashmë të gjitha listat e personave pa pasaportë të ardhura nga Ministria e Brendshme të cilat janë shpërndarë në të gjitha zyrat postare të qyteteve sipas njësive administrative dhe procesi i shpërndarjes së këtyre listave neper komuna e fshatra fundore është kryer plotësisht.
Gjymshana informoi se brenda ditës së sotme, të 551 zyrat postare deri në skajin më të largët të vendit janë të gatshme të ofrojnë shitjen e kuponëve të shtetasve pa pasaporte sipas vendimit të qeverisë.
Ndërkohë ai ka theksuar se listat e personave pa pasaportë të cilët përfitojnë kuponin duke arkëtuar fillimisht 200 lekë sipas vendimit të qeverisë ndodhen në zyrat postare sipas njësive të qeverisjes vendore (minibashkive).
"Pra qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë duhet të paraqiten pranë zyrave postare të njësive administrative ku banojnë dhe janë të regjistruar", - sqaroi Gjymshana.
Nga ana tjetër, në zyrat postare në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 800 mije kuponë për letërnjoftim elektronik si dhe rreth 7 mijë kuponë për pasaporta biometrike.
Gjithashtu, janë kompensuar mbi 30 mije pensioniste qe përfitojnë nga skema e kompensimit për pajisjen me letërnjoftim te shtetasve në nevojë.
Më poshtë gjeni informacion të dobishëm mbi listat e qytetarëve pa pasaportë prane zyrave postare:
NJ.BASHKIAKE NR.1 DHE NR.2
POSTA NR.1 dhe NR. 13
NJ.BASHKIAKE NR.8 DHE NR.9
POSTA NR.4
NJ.BASHKIAKE NR.6
POSTA NR. 6
NJ.BASHKIAKE NR.11
POSTA NR. 7
NJ.BASHKIAKE NR.5
POSTA NR. 8
NJ.BASHKIAKE NR. 7
POSTA NR. 9
NJ.BASHKIAKE NR. 4
POSTA NR. 10
NJ.BASHKIAKE NR. 3
POSTA NR. 14
NJ.BASHKIAKE NR. 10
POSTA NR. 5